Kompania farmaceutike AstraZeneca ka bërë të ditur se vaksina e saj është efektive kundër variantit mutant të koronavirusit të zbuluar së fundmi në Britaninë e Madhe.
AstraZeneca ka specifikuar se jane ende duke u zhvilluar studimet për të hetuar plotësisht ndikimin e mutacionit.
“AZD1222 (vaksina e AstraZeneca) përmban materialin gjenetik të proteinës “spike” të koronavirusit, dhe ndryshimet e kodit gjenetik të vëzhguara në këtë farë të re virale nuk duket se ndryshojnë strukturën e proteinës “spike””, tha një zëdhënës i ndërmarrjes farmaceutike.
Advertisement
Këtë të martë një konfirmim të tillë mbi efektshmërinë e vaksinës ndaj varianit të ri të Covid-19, e ka bërë edhe kompania amerikane Pfizer.