
Tetë ditë pas shpërthimit më të fundit që ofroi pamje spektakolare, vullkani më aktiv në kontinentin e vjetër surprizon sërish.
Llava e nxehtë në malin ETNA ndriçoi qiellin në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte.
Hiri vullkanik mbuloi pjesë të fshatrave në rajonin e Siçilisë. Makinat, rrugët dhe ballkonet u mbuluan me hi të zi, por autoritetet lokale nuk raportuan asnjë rrezik për vendbanimet e vendosura në shpatet e vullkanit.
Etna në lartësinë 3,330 metra mund të shpërthejë në aksion spektakolar disa herë në vit, duke hedhur llavë dhe hi mbi ishullin mesdhetar.
Advertisement
Shpërthimi i fundit më i madh u regjistrua në vitin 1992.