Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, është kërcënuar. Lajmi bëhet i ditur nga vetë ambasadorja, e cila publikon në “facebook” mesazhin kërcënues që i ka dërguar një qytetar me emrin Emir Hoxha.
Çitaku e ka publikuar mesazhin e duke thënë se çdo mesazh si ky do ta raportojë në polici.
“Asnjëhere nuk e kam pa të nevojës as t’i raportoj e as t’i publikoj mesazhet si ky më poshtë. Dorën në zemër, kur i kam parë të tjerët duke i publikuar e raportuar, më është dukur, ndoshta edhe pa të drejtë, si një nevojë për protagonizëm e viktimizim.
Sot vendosa me e ndryshu kursin. Çdo mesazh si ky më poshtë do ta raportoj në polici. Në facebook nuk ju lodhi. P.S Nuk po ndihem e ofendume”, shkruan Çitaku në Facebook.
Ajo ka reaguar menjëherë pas sulmit fizik ndaj gazetarit Valon Syla.
Çitaku përmes një postimi në Facebook tha se kjo është turp.
“Turp. Me Valonin mundesh me u pajtu, ose jo. Por me e sulmu per mendimin e tij eshte e papranueshme”, ka shkruar Çitaku.