Hapen 6 pika testimi të shpejtë në Tiranë, Manastirliu: Rezerimi, nga mjeku i familjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hapen 6 pika testimi të shpejtë në Tiranë, Manastirliu: Rezerimi, nga mjeku i familjes

Këtë të hënë në Tiranë u hapën gjashtë pika për kryerjen e testimit të shpejtë në qendra shëndetësore. Në këtë mënyrë, ashtu siç ishte paralajmëruar, nis testimi masiv.

 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte e pranishme në qendrën shëndetësore nr. 9, nga ku deklaroi se rezervimi për testin e shpejtë do të kryhet nga mjeku i familjes.

 

Advertisement

“Sot kemi filluar me testimin e shpejtë në Tiranë, në komunitet, në 6 pika të identifikuara për të kryer testimet në komunitet sipas një sistemi të mirëorganizuar me mjekun e familjes, me regjistrin elektronik të fashave orare, ku qytetarët të cilët janë pjesë e indikacioneve, pra për 5 ditët e para të sëmundjes dhe ku mjeku i familjes vlerëson se duhet kryer testimin e shpejtë, vijnë në këto qendra shëndetësore. Sigurisht do të vijojë në gjithë Shqipërinë, në qendrat e testimit në komunitet. Në Tiranë kemi filluar me 6 pika: Në qendrën shëndetësore nr. 9, qendrën shëndetësore nr.10, në qendrën shëndetësore të Kombinatit, në qendrën shëndetësore Qyteti Studenti, në qendrën shëndetësore Kodër-Kamëz dhe gjithashtu edhe në pikën e Brrakës, në qendrës shëndetësore nr. 4.”

 

Në prag të festave të fundvitit, Manastirliu u bëri apel qyetarëve të shmangin grumbullimet dhe të festojnë brenda familjes tyre të vogël, për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy