Avancimi dhe intensifikimi i bashkëpunimit në sferën e arsimit në të gjitha nivelet, ishte temë e takimit të sotëm zyrtar të ministreve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, Milla Carovska dhe Evis Kushi, kumtoi Ministria e Arsimit.
Ministrja Carovska në takim theksoi se me rëndësi thelbësore është realizimi i programeve të përbashkëta për arsim. Ministret biseduan për përforcimin e bashkëpunimit në sferën e arsimit të lartë, por edhe për mundësinë që e kanë të rinjtë nga komuniteti maqedonas nga Shqipëria për shfrytëzimin e bursave dhe studimit në Universitetet në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Dy ministret këmbyen përvoja për realizimin e mësimit në kushte të pandemisë dhe përshpejtimin e procesit të digjitalizimit të arsimit që u tregua si i pashmangshëm në këtë periudhë dhe në të dy vendet.
The post Carovska-Kushi: E vazhdojmë dhe avancojmë bashkëpunimin dhe programet e përbashkëta për arsim mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë appeared first on Telegrafi.