Pedagogu Prifti vë gishtin në plagë: Këta të rinj vijnë nga getot. Paratë këtu bëhen vetëm me bar…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pedagogu Prifti vë gishtin në plagë: Këta të rinj vijnë nga getot. Paratë këtu bëhen vetëm me bar…

Është mbajtur sot në Tiranë dita e gjashtë e protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia. Sot nuk është bërë asnjë dëm, por protesta ka qenë shembullore. Protestuesit thërrasin në kor “Rama ik”, “Poshtë diktatura” dhe “Lironi djemtë tanë”. Protesta e mbajtur nuk ka qenë e dhunshme, sikundër janë shënuar raste në ditët më herët.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, pedagogu Rezart Prifti duke folur për pjesëmarrjen massive nga të rinjtë në protestë, u shpreh se, këta vijnë nga getot.

“Këta të rinj, vijnë nga getot, siç është llumi i Astirit. Astiri është llum komplet, në të gjitha kuptimet. Një lagje babilonie. Aty ke njerëz që s’dinë trotuare, që kanë dhe s’kanë trotuare, që s’dinë të ecin, një katrahurë urbanistike. Aty ke lloje-soje drogërash. Pjesa më e madhe e shtëpive që jepen me qera aty, janë për të ngritur barin. Ik se i ke me llampa. Aty fshihen, strehohen të dënuar me bërgim të përjetshëm. T’i them me emra. Pse, si di Policia, thua ti? Po, përderisa i di unë, i di dhe Policia.

Çfarë do presësh ti nga një lagje me fëmijë të atillë?”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy