Pronarët e hotelerive dhe restoranteve në Francë po përjetojnë ndrydhjen më të vështirë ekonomike në një kohë kur janë ende në fuqi kufizimet të cilat janë parashikuar të zgjasin deri më 20 janar.
“Na lini të punojmë, të gjithë ne jemi thelbësorë” me këto parrulla qindra protestues kanë mbushur sheshet e kryeqytetit, një ditë përpara se të hyjë në fuqi shtetrrethimi. (efekte)
Këtë të martë nga ora 8 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit, nuk do të ketë liridalje në të gjithë vendin. Vetëm më 24 Dhjetor nuk do të jetë në fuqi shtetrrethimi. Kinematë, teatrot, muzetë, kazinotë dhe sallat e spektakleve do të qëndrojnë të mbyllura deri më 7 janar.
Ndërsa Gjermania nga 16 dhjetori deri më 10 janar kalon në një mbyllje të dytë, përjashtim të pjesshëm do të ketë vetëm për tri ditët e festës së Krishtlindjes.
Dyqanet e tregtisë me pakicë, me përjashtim të dyqaneve për nevojat e përditshme do të mbyllen, Restorantet do të kenë vetëm shërbimin me shpërndarje dhe nuk do të lejohet konsumimi i alkoolit në vende publike.
Shkollat, kopshtet, dhe institucionet e kujdesit ditor do të qëndrojnë hapur vetëm vetëm për fëmijët, prindërit e të cilëve nuk kanë mundësi të kujdesen vetë për ta, sepse janë në punë ku nevojitet prania fizike.