“The Last of Us Part 2”, videoloja e prodhuar nga Naughty Dog dhe me regji të Neil Druckmann, është përzgjedhur si më e mira e vitit 2020, në “The Game Awards 2020”.
Për të përcaktuar videolojën më të mirë të vitit, votuan më shumë se 95 media nga e gjithë bota dhe një juri e përzgjedhur.
Kandidatët e tjerë për çmimin ishin Ghost of Tsushima (Sucker Punch), Hades (Supergiant Games), Final Fantasy VII Remake (Square Enix), Animal Crossing: New Horizons (Nintendo) dhe DOOM Eternal (id Software).
Advertisement