Gjobiten 217 drejtues të makinave në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se gjatë ditës së djeshme, gjatë kontrolleve të intensifikuara në komunikacion, vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar 217 masa.

Prej tyre, 23 për ngasje pa patentë shoferi, 16 për automjete të paregjistruara, shtatë për automjete me defekt teknik për transport publik, 16 masa për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, ndërsa 11 për mosvendosjen e rripit të sigurisë.

“Janë shqiptuar edhe 11 masa për tejkalim në semafor të mbyllur (dritë të kuqe), 46 për automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, 14 automjete janë marrë me “karotrec”, 14 sanksione për mosmbajtje të maskës mbrojtëse”, informojnë nga MPB-ja.

Prej atje informojnë se kontrollet e intensifikuara në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Advertisement

MPB apelon tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat në komunikacion që të rritet siguria në rrugë./Telegrafi/

The post Gjobiten 217 drejtues të makinave në Shkup appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy