Një boksiere profesioniste nga Brazili, Viviene Obenauf është arrestuar, pasi akuzohet për vrasjen e bashkëshortit të saj 61-vjeçar. Trupi i tij u gjet i pajetë në banesën që çifti ndante në Zvicër.
Mediat vendase shkruajnë se Obenauf e rrahu për vdekje burrin e saj.
34-vjeçarja i dha fund karrierës së saj një vit më parë, pasi humbi ndaj Terry Harper. Në boks ajo ka një raport prej 14 fitoreve dhe 6 humbjeve.
Pasi u tërhoq nga sporti, ajo hapi palestrën e saj.
Advertisement
Edhe një ish-partner i saj e ka denoncuar atë disa herë për dhunë.