
Rusia ka nisur programin e vaksinimit ndaj COVID-19 në 70 klinika te kryeqytetit, për të gjithë personat që klasifikohen si më të rrezikuarit nga virusi .Vaksina Sputnik u regjistrua nga kompania ruse në gusht ndërsa shkencëtarët thonë se është 95% efektive.
Sipas kompanisë farmaceutike pas 28 ditësh nga vaksinimi do krijohen antitrupat ndërsa nuk do te shkaktohen efekte anësore . Fillimisht vaksina do tu ofrohet personave që punojnë në shkolla dhe shërbimin shëndetësor si dhe punonjësve social.
Ndërkohë përmes një shërbimi online në internet punonjësit të moshës 18-60 vjeç mund rezervojnë vaksinat falas. Qytetaret që kanë pasur probleme me frymëmarrjen në 30 ditët e fundit, ata që kanë sëmundje kronike si dhe gratë shtatzëna do të përjashtohen nga vaksinimi.
Ndërkohë pas Britanisë së Madhe edhe Bahreini ka miratuar përdorimin emergjent të vaksinës kundër COVID-19 të zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech.