Këngëtarja Rita Ora, ka kërkuar falje publike pasi u gjobit me 10 mijë £ për shkelje të rregullave të izolimit.
Ajo ka thënë se shkelja ka qenë “gabim serioz dhe i paarsyetuar”. E përditshmja Sun ka publikuar disa fotografi të këngëtares dhe të tjerëve, duke përfshirë modelet Cara dhe Poppy Delevingne, duke arritur në restorantin Cas Cruz në Londër, ditën e shtunë. Sipas rregullave aktuale të izolimit, të cilat përfundojnë të mërkurën, të gjitha restorantet dhe baret duhet të jenë të mbyllura, përveç shërbimit “merr me vete” apo dërgesave në shtëpi.
Britanikeve u është ndaluar edhe që të takohen në ambiente të mbyllura me pjesëtarë të familjes. Ora ka shkruar në rrjetet sociale se: “Ka qenë vendim i nxituar, që është bërë me mendimin se po dalim nga izolimi dhe një gjë e tillë do të jetë në rregull”, ka shkruar ajo. Ajo ka thënë se tani e kupton “sa të papërgjegjshme kanë qenë veprimet e saj dhe se ajo merr përgjegjësi të plotë”./ Living