Apasiev me mesazh për shqiptarët: Si do të ndjeheshit ju nëse në bisedime me Turqinë në emër tuajin bisedon një maqedonas

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti dhe kryetari i partisë ‘E majta’, Dimitar Apasiev në ‘Facebook’ ka reaguar se kush po negocion me Bullgarinë në emër të Maqedonisë së Veriut.

“Paramendoni një situatë të këtillë: Republika e Shqipërisë të ketë ministër për Punë të Jashtme i përkatësisë maqedonase dhe ai, në emër të gjithë shqiptarëve të bisedojë me Republikën e Turqisë nëse Skënderbeu ka qenë shqiptar apo turk? A ndjeheni mirë? A nuk do t’ju frustrojë kjo?”, shkruan Apasiev.

Sipas tij, të njëjtën gjë e bën edhe Bujar Osmani nga radhët e BDI-së dhe se në emër të maqedonasve bisedon me Bullgarët se çfarë përkatësie kanë Kirili dhe Metodi, Naumi, Samoili dhe Goce Dellçevi.

“Me cilën të drejtë? Me cilin autorizim”, shkruan Apasiev.

Advertisement

Ai në fund kërkon nga shqiptarët që ta dënojnë Osmanin dhe të bashkohen me maqedonasit në momente dramatike dhe ku fshehurazi shitetit identiteti maqedonas në Sofje./Telegrafi/

The post Apasiev me mesazh për shqiptarët: Si do të ndjeheshit ju nëse në bisedime me Turqinë në emër tuajin bisedon një maqedonas appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy