Dezinfektuesit dhe pecetat e lagura janë të padobishme kundër Covid shumicën e kohës, paralajmërojnë shkencëtarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dezinfektuesit e lirë dhe pecetat e lagura që përdoren kundër Covid janë të padobishme, shkruan “TheSun”.

Dhe shumicën e herave, veçse do të bëjnë më shumë dëm duke i ngjeshur bakteret më thellë në lëkurë, transmeton lajmi.net.

Shumica e brendeve që garantojnë të vrasin 99.9% të baktereve shpeshherë gënjejnë, sepse nuk ka ndonjë ligj që kërkon testimin e tyre.

Shkencëtarët kanë frikë se shumica e familjeve janë të ekspozuar ndaj rrezikut shumë më shumë si shkak i përdorimit të këtyre produkteve.

Advertisement

Kjo do të jetë e rëndësishme gjatë valës së dytë të virusit.

Shkencëtarët britanik kërkojnë që të bëhen ligje në lidhje me testimin e këtyre brendeve në mënyrë që të mbrohet populli ndaj rrezikut që iu kanoset.

Këto produkte duhet të testohen dhe të kontrollohen në mënyrë rigoroze.

Edhe pse kërkesat për testim të produkteve sanitare kanë filluar që nga fillimi i pandemisë, tani është bërë shumë e rëndësishme që të vihet në veprim.

Advertisement

Shkencëtarët iu kërkojnë qytetarëve të mos përdorin dezinfektues nga brendet e lira sepse kjo i rrezikon ata shumë. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy