Spasovski-Tiganj: Kroacia mbështet proceset integruese të Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot pati takim pune me ambasadoren kroate Nives Tiganj dhe me drejtorin e “HS Produkt”, Zhelko Pavlin.

Nga MPB thonë se në takim ministri Spasovski shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm midis dy vendeve mike, si dhe për mbështetjen e përgjithshme që Republika e Kroacisë ia jep Republikës së Maqedonisë së Veriut në proceset e integrimit evropian për anëtarësimin në BE.

Shprehu besimin se edhe në periudhën e ardhshme qëndrojnë të përkushtuar ndaj nismave dhe projekteve të përbashkëta me interes për të dyja vendet.

Drejtori i “HS Produkt”, Pavlin, siç thekson Ministria e Punëve të Brendshme, në takimin me Spasovskin shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm, me shpresë që edhe në të ardhmen do të vazhdojë me intensitet të zvogëluar.

Advertisement

The post Spasovski-Tiganj: Kroacia mbështet proceset integruese të Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy