Shumë shkencëtarë janë konfuzë në lidhje me rezultatet inkurajuese, por mjaft të pazakonta të provës klinike të vaksinës së Universitetit të Oksfordit dhe kompanisë britanike AstraZeneca, sipas së cilës është më efektive (deri në 90%), kur jepet gjysma e dozës.
Përkundër asaj që mund të pritet, kur doza e parë është dhënë në tërësinë e saj, pra e plotë, efikasiteti i vaksinës është shumë më i ulët (vetëm 62%).
Siç treguan rezultatet paraprake të provës klinike të fazës 3, vaksina tregoi një efikasitet mesatar prej 70%.
“90% është mjaft e mirë, por 62% për regjimin e dytë të vaksinimit (dy doza të plota) nuk është aq mbresëlënëse,” tha Florian Kramer, një virolog në Shkollën Mjekësore në Mount Sinai në Nju Jork.
Advertisement