MPB: Pesë persona të dyshuar për 12 vjedhje të rënda në Tetovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme informon se SPB Tetovë ka zbardhur 12 vjedhje për të cilat është parashtruar kallëzim penal ndaj pesë personave.

Siç thonë nga MPB, Prokuroria ka marrë denoncim nga policia për katër persona nga Tetova dhe një nga fshati Xhepçisht.

“Të dyshuarit B.Q, Sh.I. dhe O.M. të gjithë të moshës 28 vjeçare dyshohen se janë kryerës të vjedhjeve, ndërsa M.K (35) dhe Xh.K. (49) për ‘fshehje’. B.Q, O.M. dhe Sh.I. në periudhën prej 7 deri më 28 tetor të këtij viti, me dhunë kanë vjedhur disa ushqimore në Tetovë, duke i thyer bravat dhe drynat e dyerve të hyrjes dhe pas kërkimeve kanë marrë mjete dhe para. M.K. dhe Xh.G nga ata i kanë blerë produktet e marra. Dëmi total material që të denoncuarit e kanë shkaktuar me veprat e kryera penale vlerësohet në 74.000 denarë”, informojnë nga MPB.

Më tej ata shtojnë se përveç për 12 vjedhje, të dyshuarit akuzohen edhe për tentim të dy vjedhjeve./Telegrafi/

Advertisement

 

The post MPB: Pesë persona të dyshuar për 12 vjedhje të rënda në Tetovë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy