Katër astronautë janë nisur drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës në një udhëtim historik që do të zgjasë 27 orë. Ky është misioni i parë i plotë i NASA-s për dërgimin e një ekuipazhi në orbitë, në bordin e një anijeje private.
Kapsula e re e kompanisë SpaceX , Creë Dragon, e instaluar në majë të raketës Falcon-9, u nis të dielën në orën 19:27 minuta sipas orës lokale nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Cape Canaveral të Floridës.
Ky është misioni i parë operacional i NASA-s me një raketë dhe sistem për të cilët u deshën 10 vjet që të ndërtoheshin. Anëtarët e ekuipazhit janë tre amerikanë, mes tyre dhe një grua si dhe një japonez.
Gjatë kohës së tyre në stacionin hapësinor, ata do të kryejnë një sërë eksperimentesh shkencore, përfshirë përdorimin e mikrogravitetit për të provuar ilaçet e leucemisë.
Një fluturim provë i Creë Dragon në muajin gusht, me vetëm dy astronautë për në stacionin e hapësirës, shënoi për NASA-n misionin e parë hapësinor me njerëz të nisur nga territori amerikan pas një pauze prej 9 vjetësh.