Pekin, 11 nëntor – Gjiganti kinez i teknologjisë, Alibaba arriti një rekord të ri botëror të shitjeve, ndërsa Kina feston Ditën e Beqarëve, që njihet si dita më e madhe e blerjeve online dhe offline në botë, transmeton atsh raportimin e DPA-së.
Për 30 minuta pas nisjes zyrtare të ditës, grupi Alibaba njoftoi shitje me vlerë 372,3 miliardë juan, thënë ndryshe 56,4 miliardë dollarë.
Sidoqoftë, rekordi nuk është i krahasueshëm me vitet e tjera sepse kësaj here Alibaba ka ofruar promovime speciale për Ditën e Beqarëve që nga fillimi i nëntorit, të cilat janë përfshirë në rezultate.
Vitin e kaluar, grupi njoftoi shitje prej 268,4 miliardë juan.
Alibaba deklaroi se ofroi dy milionë produkte në platformat e saj, më shumë se dyfishin e vitit të kaluar.
Kulmi i blerjeve arriti me 583 000 porosi në sekondë.
Platforma të tjera tregtare kineze gjithashtu prisnin shitje të forta në këtë ditë/DPA.