Qeveria e Maqedonisë emëron 19 prokurorë, gjashtë prej tyre janë shqiptar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me propozim të Komisionit për emërime, Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme emëroi 19 prokurorë shtetërorë.

Siç bëjnë të ditur nga shërbimi qeveritar për shtyp, prokuror në Shkup është emëruar Leposava Venoska, Kristina Gorzdanoska, Elena Sazdovska, Zemile Kodra dhe Nedim Ismani. Në Kumanovë janë zgjedhur Dragan Jovanovski dhe Besim Veseli, për Ohër është zgjedhur Agron Reçi, ndërsa për Strumicë Tatjana Donkova.

Prokuror në Tetovë është emëruar Fetush Alili, në Gostivar Ylber Jusufi ndërsa në Strugë është zgjedhur Katerina Talevska-Skeparoska.

Në Gjevgjeli është emëruar Mirosllava Panarova, në Veles Valerija Nikollova, në Shtup Biljana Simonova Taseva, në Kavadar Suzana Kostova Koceva, në Manastir Gjoko Talevski, në Prilep Kiro Severkoski dhe në Koçani Olgica Janeva.

Advertisement

The post Qeveria e Maqedonisë emëron 19 prokurorë, gjashtë prej tyre janë shqiptar appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy