Maqedoni: 998 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në spitalet e Maqedonisë së Veriut për momentin janë të hospitalizuar 998 pacientë, të infektuar me coronavirus.

Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Klinikën Infektive në Shkup janë të hospitalizuar 158 pacientë, prej të cilëve 132 janë me mbështetje të oksigjenit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në spitalin në Kozle të hospitalizuar janë 11 pacientë pozitiv, 3 fëmijë të dyshuar për COVID-19, si dhe 30 të rritur të dyshuar me këtë virus.

Në spitalin “8 Shtatori” janë të shtrirë 79 pacientë, prej të cilëve 5 janë në respirator.

Advertisement

Në spitalin në Manastir janë të hospitalizuar 72, ndërsa në Shtip janë 60. Në Departamentet Infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë, Strugë, Koçan, Gjevgjeli, Kërçovë, Kavadar janë të hospitalizuar 501 persona pozitiv dhe të dyshuar me COVID-19./Telegrafi/

The post Maqedoni: 998 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitale appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy