Spitaleve britanike u është thënë të fillojnë vaksinimin kundër Covid-19 brenda 3 javësh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Spitaleve britanike u është thënë të fillojnë vaksinimin kundër Covid-19 brenda 3 javësh

Në takimin e fundit të drejtuesve të shëndetit, është vendosur që vaksinimi të filloi në fund të këtij muaji, raporton “TheSun”.

Besohet se vaksina do të jetë në dispozicion për persona që jetojnë në shtëpi të pleqve, personat mbi moshën 80 vjeçare dhe ata që punojnë në mjekësi, transmeton lajmi.net.

Kjo deklaratë ka ardhur menjëherë pas spekulimeve se vaksina do të jetë në përdorim për të gjithë deri në fund të këtij muaji.

Advertisement

Qeveria ka vendosur se personat të cilët jetojnë në shtëpi të pleqve do të jenë të parët të vaksinohen, si shkak se ata përbëjnë 40% të vdekjeve në Britani.

Besohet se do të jepen dy doza, me diferencë rreth 3-4 javë në mes.

Gjithashtu personat që kanë marrë vaksinën kundër gripit sezonal nuk do e marrin vaksinën kundër Covid-19 pa kaluar 7 ditë nga marrja e vaksinës së gripit.

Në dy spitale në Londër do të punësohen staf mjekësorë i veçantë që do të njihen si task forca e vaksinës.

Advertisement

Operimi do të filloj që në dhjetor.

Bashkëpunimi i Universitetit të Oksfordit me AstraZeneca dhe Pfizer me BioNTech thuhet të ketë bërë përparime të mëdha në fazat finale të testimeve njerëzore.

Është deklaruar se rreth 14 milionë doza do të jenë gati deri në fund të vitit.

Advertisement

Nëse vaksina pranohet të filloj shpërndarjen, stafi i vaksinimit do të punoj 12 orë ne ditë, 7 ditë të javës. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy