Në një intervistë javore në “Radio Evropa e Lirë”, kryetari i Alternativës foli për Marrëveshjen me Bullgarinë dhe integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
Lidhur me pyetjen nëse ai mendon se duhet bërë një lëshim i caktuar, kur tani kërkesat kryesore të Bullgarisë dhe pozicionet janë, sipas memorandumit, se maqedonasit ekzistojnë që nga viti 1944, ashtu si gjuha maqedonase, udhëheqësi i Alternativës tha se nuk është e drejtë që dikush në interes të tija partiake të prish proceset.
“Vetëm nëse kthehemi tre vjet mbrapa, më 1 gusht 2017, do të kthehemi te deklaratat e Borissov dhe Zaevit gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë, me sa fjalë të këndshme i referuan njëri-tjetrit. Pyetja duhet t’u drejtohet atyre – Çfarë ju ka ndodhur gjatë këtyre tre viteve? Pse i prishën marrëdhëniet dhe u kthyen në ato pozicione të vështira nga vitet nëntëdhjetë. Ka diçka që nuk shkon këtu dhe mendoj se ka një problem nga të dy palët.
Unë nuk e di saktësisht se çfarë po ndodh, por nëse sot kemi një “kërcënim” se Bullgaria do të pengojë procesin e integrimit të vendit, dhe tre vjet më parë ajo donte të ishte promovuesi i parë i integrimit të vendit tonë në BE. Diçka ndodhi këtu. Ata aktorë duhet të na shpjegojnë se çfarë ndodhi ndërkohë.
Pse nuk respektohet ajo marrëveshje? Ku është gabim? Këtë çmim e paguajnë të gjithë qytetarët. Nuk është as e drejtë dhe as e ndershme që dikush në kurriz të interesave të tij partiake të prishë procese të tilla që vlejnë për shtetin dhe të gjithë qytetarët”, tha Gashi./Telegrafi/
The post Gashi: Qeveria të tregojë se ku ka gabuar në marrëdhëniet me Bullgarinë appeared first on Telegrafi.