Raportohet për viktima civile në luftimet për Nagorno Karabakun

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Raportohet për viktima civile në luftimet për Nagorno Karabakun

Luftimet për rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakun vazhduan edhe në mbrëmjen e së enjtes (06 nëntor). Autoritetet de fakto të rajonit separatist raportuan për vdekjen e të paktën tre civilëve pas bombardimeve nga forcat azerbajxhanase.

Nagorno Karabaku njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por armenët etnikë që përbëjnë shumicën e popullsisë refuzojnë sundimin e Azerbajxhanit. Ata kanë qeverisur rajonin, me mbështetjen e Armenisë, që kur trupat e Azerbajxhanit u dëbuan nga rajoni në një luftë që përfundoi me një armëpushim më 1994.

Ndërkohë, Azerbajxhani raportoi gjithashtu për granatime të zonave të tij të populluara nga forcat etnike armene.

Të dyja palët mohojnë se ata kanë në shënjestër popullatat civile në konfliktin e vazhdueshëm.

Advertisement

Të paktën rreth 1,000 njerëz janë raportuar të vrarë që kur shpërthyen luftimet më 27 shtator, duke rritur frikën e një konflikti më të gjerë në Kaukazin e Jugut që mund të përfshijë Turqinë – anëtare e NATO-s – e cila është një aleate e Azerbajxhanit dhe Rusinë, e cila ka një pakt ushtarak me Armeninë.

Tre armëpushime të ndërmjetësuara nga Rusia, Franca dhe Shtetet e Bashkuara nuk treguan rezultate në ndaljen e luftimeve.

Forcat armene dhe ushtria azerbajxhanase pretendojnë se i kanë shkaktuar humbje shkatërruese njëra-tjetres. Por, raportet nga palët kundërshtare shpesh janë kontradiktore dhe vështirë të verifikohen.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha më 22 tetor se Moska beson se gati 5,000 njerëz ishin vrarë në luftime./ REL

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy