Këtë të mërkurë u luajtën ndeshjet e radhës të fazës së grupeve të Champions Leauge. Mungesat e mëdha në formacion nuk u bënë pengesë për Barcelonën të bëjë detyrën kundër Dinamos së Kievit, duke e mposhtur me rezultatin 2-1.
Ferencvaroshi i Myrto Uzunit u turpërua në shtëpi nga Juventusi. “Zonja e Vjetër” fitoi me rezultatin 1-4, ashtu siç pritej në fakt. Ndërkohë, mungesat në formacion duket se penalizuan PSG, që nuk arriti dot të fitojë përballë Leipzig. PSG humbi me rezultatin 2-1. Në anën tjetër, Sevilja mposhti Krasnodarin me 10 lojtarë në fushë dhe ndeshja u mbyll me rezultatin 3-2.
Chelsea mundi me rezultatin e pastër 3-0 Rennes. Me të njëjtin rezultat korri fitore edhe Borusia e Dortmund përballë Club Brugge. Kurse Manchester United u mund nga Istanbul Basaksehir me rezultatin 2-1.
Ndeshjet u transmentuan ekskluzivisht në “Tring”.