Sot, Presidenti Stevo Pendarovski zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.
Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësi me dialogun intensiv politik midis dy vendeve dhe falënderoi Presidentin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme gjermane për integrimin tonë evropian dhe sepse çështja e zgjerimit të BE-së është një nga përparësitë e Presidencës gjermane.
Në atë drejtim, Presidenti Pendarovski theksoi se pret që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet deri në fund të vitit, e cila do të shënojë fillimin zyrtar të negociatave midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Fillimi i negociatave do të jetë një motiv shtesë për vendin dhe një nxitje për zbatimin e mëtejshëm të reformave thelbësore, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe zhvillimit socio-ekonomik.
Presidenti gjerman Steinmeier tha se pas bisedimeve konstruktive midis përfaqësuesve të qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në Berlin gjatë ditës së djeshme, ai shpreson që brenda presidencës gjermane, deri në fund të vitit, negociatat e BE-së me vendin tonë do të fillojnë zyrtarisht.
Ai theksoi se çështjet dypalëshe duhet të zgjidhen në frymën e fqinjësisë së mirë dhe vlerave evropiane./Telegrafi/
The post Pendarovski-Steinmeier: Gjatë presidencës gjermane presim hapjen e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në appeared first on Telegrafi.