Huawei prezantoi zyrtarisht javën e shkuar ekranin e ri inteligjent posaçërisht për makinat. Në videon e prezantimit të produktit tregohet një ekran inteligjent dhe një makinë, duke lënë të kuptohet se produkti është një ekran inteligjent që përdoret veçanërisht për makinën.
Më herët, ishte raportuar se gjiganti kinez mund të nisë një ekran të ri inteligjent për makinat, i cili do të mundësohet nga kompania HongMeng OS 2.0. Thuhet gjithashtu se është një produkt me madhësinë e një tableti që mund të lidhet me telefonat inteligjentë të Huawei për disa veçori shtesë si dëgjimi i muzikës, shikimi i videove, thirrjet telefonike, ndër të tjera.
Huawei ka zgjeruar ofertat e produkteve gjatë muajve të fundit, veçanërisht në kategorinë e ekraneve inteligjente. Drejtuesi Ekzekutiv i kompanisë ka zbuluar se kompania ka plane për të krijuar ekrane për katër fusha kryesore si shtëpi, zyra, makinë dhe sporte.
Duket se ky ekran i zgjuar në makinë nuk është i vetmi produkt i lidhur me makinën që vjen nga gjiganti kinez. Muajin e kaluar, kompania regjistroi Huawei Electric Technology me një kapital prej 250 milion juan kinez, e cila përqendrohet në kërkimin inxhinierik, zhvillimin, testimin dhe shitjen e produkteve inteligjente për automobilat.
Gjatë Konferencës “Huawei Developer” të këtij viti, kompania u fokusua te lëvizshmëria e zgjuar e makinave duke prezantuar zgjidhje të re për shërbimin cloud të makinave inteligjente. Aty gjithashtu u zbulua se kompania po punon me Volvo dhe Hongqi.
Sa i përket këtij produkti të ri të ardhshëm, ka të ngjarë që është pikërisht ky ekran inteligjent që mori certifikatë Bluetooth muajin e kaluar. Pajisja do të mundësohet nga HiCar, pronë e Huawei në Android Auto por do të ketë si bazë HongMeng OS.
Huawei është ofruesi kryesor botëror i infrastrukturës së informacionit dhe teknologjisë së komunikimit (TIK) e pajisjeve inteligjente. Prej vitit 2008 ofron shërbimet e saj edhe në Shqipëri për klientët dhe bizneset.