Bildt komenton qëndrimin e Bullgarisë përballë Maqedonisë së Veriut: Po zgjatet e ardhmja e Ballkanit për në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-kryeministri i Suedisë dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në ish-Jugosllavi, Carl Bildt komentoi qëndrimin që e ka Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij, kur secili vendos “të vërtetën e tyre historike” atëherë zgjatet e ardhmja evropiane për Ballkanin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse përparimi i Ballkanit drejt BE-së varet nëse një shtet apo ndonjë shtet tjetër vendos një “të vërtetë historike”, atëherë jemi të sigurt se asgjë nuk do të ndodhë gjatë kohës së një gjenerate apo dy”, shkroi Bildt.

Kryeministri suedez e publikoi komentin në Twiter mbi postimin e ministres së MPJ-së bullgare, Ekaterina Zakharieva e cila për Reuters tha se Sofja insiston që Shkupi duhet ta pranojë të vërtetën historike nëse dëshiron të avancojë drejt BE-së./Telegrafi/

Advertisement

The post Bildt komenton qëndrimin e Bullgarisë përballë Maqedonisë së Veriut: Po zgjatet e ardhmja e Ballkanit për në BE appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy