Dy doza për një pacient, Maqedonia e pret vaksinën kundër COVID-19 në fillim të vitit të ardhshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në intervistën e tij për Kanal 5 tha sa se pritet që vaksina për COVID-19 të arrijë në fillim të vitit të ardhshëm.

“Është në fazën përfundimtare vaksina e Oksfordit. Ne aplikojmë për sistemin covaks që siguron vaksinë për 20% të popullatës. Këto janë 800.000 doza për shkak se secili duhet të pranojë nga dy doza prej vaksinës”, tha Filipçe.

Ai shtoi se vaksina pritet të arrijë në fillim të vitit të ardhshëm apo në muajt e parë të 2021.

Filipçe përmendi se Polonia ka ofruar një pjesë prej vaksinave të tyre dhe të njëjtën gjë e ka ofruar edhe Greqia.

Advertisement

“Vaksina nuk ka hyrë në kalendarin për vaksina dhe do të jetë në merret vullnetarisht, por ne do të kemi fushatë të fortë”, tha FIlipçe./Telegrafi/

The post Dy doza për një pacient, Maqedonia e pret vaksinën kundër COVID-19 në fillim të vitit të ardhshëm appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy