Dimitrov dhe Osmani sonte në bisedime në Berlin me Zakharievën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot janë për vizitë zyrtare në Berlin ku do të kenë takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva.

Nga Qeveria e Maqedonisë për MIA vërtetojnë se Osmani dhe Dimitrov janë ftuar nga ministri i MPJ-së gjermane, Heiko Maas dhe ministri gjerman për Evropë, Michael Roth, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i vizitës është që në Berlin të gjenden mënyra për përafrimin e qëndrimeve të Shkupit dhe Sofjes dhe të mundësohet hapja e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut gjatë kryesimit gjerman me BE-në./Telegrafi/

The post Dimitrov dhe Osmani sonte në bisedime në Berlin me Zakharievën appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy