Lirohet nga burgu Pançe Angellov i cili ushtroi dhunë ndaj Sheqerinskës më 27 prill

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pançe Angellov i cili u dënua për dhunën që ushtroi ndaj Radmilla Sheqerinskës më 27 prill sot u lirua nga burgu.

Drejtori i burgut, Aleksandar Donev thotë se Angellov është liruar për shkak se tashmë e ka vuajtur të gjithë dënimin. Ai u dënua me katër vite burg dhe fitoi një amnisti për 30% të burgut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndryshe, Angellov ishte në grupin e parë që hyri në Kuvendi më 27 prill dhe bashkërisht me protestuesit e tjerë shkoi në sallën për konferencë.

Ai kishte kërcënuar Zoran Zaev, pastaj ushtroi dhunë ndaj Sheqerinskës dhe më pas kishte hedhur shishe ndaj deputetëve të tjerë./Telegrafi/

Advertisement

The post Lirohet nga burgu Pançe Angellov i cili ushtroi dhunë ndaj Sheqerinskës më 27 prill appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy