
Britania është gati t’i rikthehet izolimit kombëtar, në përpjekje për të frenuar valën e dytë të koronavirusit. Kështu shkruajnë ‘Times’ dhe ‘Guardian’.
Sipas mediave vendase, kryeministri Boris Johnson pritet të njoftojë për izolimin mbarëkombëtar javën e ardhshme.
Ekspertët nga komiteti Sage paraqitën të premten shifra të zymta që tregojnë se koronavirusi po përhapet më shpejtësi.
Qeveria britanike po përballet me një fundjavë kritike për të përcaktuar formën e masave përpara një njoftimi, pasi nuk është ende e qartë se çfarë do të urdhërohet të mbyllet dhe sa do të zgjasë.
Advertisement