As në Gjermani rastet e reja me koronavirus nuk po njohin rënie. Instituti Robert Koch raportoi në 24 orët e fundit për një shifër rekord të të infektuarve, 16.774.
Ky është numri më i lartë i rasteve të reja në Gjermani që nga nisja e pandemisë. Gjithashtu, humbën jetën 89 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 10.272.
Advertisement
Duke nisur nga 2 nëntori, Gjermania do të futet në një izolim të lehtë. Aktivitetet që i shërbejnë kohës së lirë dhe argëtimit do të ndalohen, ndërsa në ambientet publike nuk do të lejohen të qëndrojnë persona të tjerë përveç anëtarëve të familjes, maksimumi dhjetë persona.