Ministrja e MPJ-së bullgare, Ekaterina Zakharieva tha se “qëllimi ynë nuk është ta bllokojmë Maqedoninë e Veriut, përkundrazi, gjatë këtyre 30 viteve ne e kemi ndihmuar”.
“Marrëveshja është e vitit 2017 dhe duhet të zbatohet në vullnet të mirë. Për fat të keq, sipas vlerësimeve tona nuk është kështu. Pavarësisht spekulimeve në media, posaçërisht në Maqedoninë e Veriut, ne as që kemi kërkuan ndryshim të Kushtetutës, s’kemi kërkesa të reja, as nuk kemi kundërshtuar të drejtën për vetëvendosje dhe as të drejtën që ta quajnë gjuhën e tyre ashtu siç duan”, tha Zakhaeriva, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo shtoi ashtu siç Bullgaria njeh realitetin edhe Maqedonia e Veriut duhet ta pranojë të kaluarën.
Zaharieva rikujtoi se gjatë kryesimit me BE-në në tryezë është vendosur tema zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/
The post Zakharieva: Qëllimi nuk është të bllokojmë appeared first on Telegrafi.