Shahpaska: 484 fëmijë ndodhen në izolim, gjendja me pandeminë në çerdhe është nën kontroll

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, sot nga Kumanova tha se gjatë ditës janë paraqitur edhe shtatë raste shtesë me coronavirus tek të punësuarit në çerdhe.

Shahpaska tha se për momentin 484 fëmijë ndodhen në izolim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjendjen në çerdhe e ndjekim çdo ditë dhe e ndajmë me opinionin, akoma është nën kontroll, sepse le të themi që nga momenti i hapjes së kopshteve kemi 26 fëmijë pozitivë, disa prej tyre tashmë janë larguar nga procesi i izolimit, periudha e izolimit të tyre ka përfunduar sipas udhëzimeve të mjekëve dhe 86 persona të rritur aktualisht na arriti informacioni se shtatë punonjës shtesë janë pozitivë sot”, tha ministrja.

Ajo shtoi se këto të dhëna një herë në javë ndahen me Komisionin për Sëmundje Infektive, për të krijuar politikat./Telegrafi/

Advertisement

The post Shahpaska: 484 fëmijë ndodhen në izolim, gjendja me pandeminë në çerdhe është nën kontroll appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy