Rehabilitimi i të riatdhesuareve, program i veçantë për gratë dhe fëmijët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rehabilitimi i të riatdhesuareve, program i veçantë për gratë dhe fëmijët

Floresha Rasha dhe 4 fëmijët e riatdhesuar ditën e hënë nga kampi Al-Hol do i nënshtrohen procesit të rehabilitimit dhe integrimit në shoqëri. Burimet bëjnë me dije se është ngritur një grup pune me përfaqësues nga disa institucione, si ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Ministria e Brendshme dhe Agjencia Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, të cilët kanë hartuar planin e punës për mënyrën se si do të vijojë trajtimi i 5 shqiptarëve të riatdhesuar.

Mësohet se plani i punës do të jetë afatgjatë dhe nuk dihet se sa kohë do të qëndrojnë tek kovalishenca në Durrës. Aktualisht secilit prej tyre i është vendosur në dispozicion nga një mjek, infermier, psikolog, si dhe një ekspert arsimi. Burimet shtojnë se gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë.

5 të riatdhesuarit do të kenë mundësinë që të takohen me familjarët e tyre, pasi takimin nuk do të ndalohen. Po ashtu, pjesë e grupit të punës do të jetë edhe njësia e Antiterrorit. Edhe pse nuk do të kenë agjentë pranë godinës ku janë strehuar 4 fëmijët dhe Floresha Rasha, sërish ata do të vëzhgohen në distancë. Kjo për shkak të dyshimeve se mund të kenë lidhje me persona që mund t’i nxisin për qëllime terroriste.

Nga ana tjetër, SPAK pritet të marrë në pyetje Floresha Rashën për të verifikuar udhëtimin nga Shqipëria në drejtim të Sirisë. SPAK pritet të pyesë për rekrutuesit, financuesit dhe kush kanë qenë njerëzit që i kanë kaluar ata nga Shqipëria, në Turqi, me destinacion final Sirinë. Një ditë më parë Kryeministri Rama deklaroi se kush ka kryer krim do të përballet me drejtësinë me përgjegjësi personale.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy