Numri i infeksioneve të reja të koronavirusit në Gjermani mund të arrijë në 20 mijë deri në fund të javës.
Ky është paralajmërimi që dha ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier gjatë një konference ekonomike gjermano-franceze të mbajtur online në Berlin.
Advertisement
“Kemi të bëjmë me rritje eksponenciale. Në Gjermani, numri i infeksioneve të reja po rritet me 70-75% krahasuar me javën e mëparshme”, shtoi ai.
Të martën, numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Gjermani ishte 11.409.
Advertisement
.