Emergjenca me Covid/ Belgjika therrët në punë edhe mjekët e infektuar por asimptomatikë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Emergjenca me Covid/ Belgjika therrët në punë edhe mjekët e infektuar por asimptomatikë

Mjekët nga dhjetë spitale në Liege në Belgjikë , u thirrën të punonin edhe nëse ishin pozitivë për Covid, për sa kohë që ishin asimptomatikë, për të përballuar valën e shtrimeve në spital të koronavirusit .

 

Kjo është ajo që shkruan BBC, duke cituar Philippe Devos , mjekun e kujdesit intensiv në CHC Liège dhe presidentin e shoqatës belge të sindikatave mjekësore, i cili tha: “Nuk kishte zgjidhje tjetër”.

 

Advertisement

Rreth një mjek në katër prej spitaleve në fjalë, shkruan BBC, janë të sëmurë për shkak të Covid. Mbajtja ne pune e atyre që, megjithëse janë pozitivë, nuk kanë simptoma, ishte mënyra e vetme, sipas Devos, për të parandaluar shembjen e sistemit spitalor. Në qytetin belg incidenca e virusit është shumë e lartë: një në tre persona që i nënshtrohen tamponit është në të vërtetë pozitiv. Spitalet po lëvizin pacientët në qendrat jashtë qytetit dhe anulojnë operacionet jo urgjente për të kaluar një moment shumë delikat.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy