Rusia ka regjistruar një rritje rekord të rasteve ditore me koronavirus. Së fundmi janë shënuar 17,347 raste me Covid-19 ose 1 mijë më shumë sesa bilanci i ditës paraardhëse.
Kësisoj totali I rasteve me persona të infektuar nga fillimi I pandemisë e deri më tani në Rusi ka shkuar në 1,531,224.
“Në 24 orët e kaluara, Rusia ka konfirmuar 17,347 raste të Covid-19 në 85 rajone, nga të cilët 4,803 ose (27,7%) janë zbuluar në mënyrë aktive, me njerëz që nuk shfaqin simptoma klinike”, tha qendra e përgjigjes për koronavirusin në Rusi.
Advertisement
Deri tani Moska zyrtare raporton per 25 mije e 875 viktima nga Covid-19.