Napoli në flakë kundër masave anti-Covid

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Napoli në flakë kundër masave anti-Covid

Në Italinë fqinje vijon vala e protestave kundër shtrëngimit të masave për menaxhimin e pandemisë.

 

Napoli u shndërrua në një shesh lufte mbrëmjen e së premtes, ndërsa qindra pronarë biznesesh reaguan me zemërim kundër vendosjes së fashës orare për baret dhe restorantet.

 

Advertisement

Protestuesit hodhën predha ndaj policisë dhe i vunë flakën koshave të plehrave. Disa persona janë plagosur ndërsa edhe një gazetar është sulmuar.

 

Pronarët e bizneseve shprehen se po shkojnë drejt falimentimit dhe ashpërsimi i kufizimeve në këtë fazë, është i papërballueshëm.

 

Advertisement

“E kuptoj seriozitetin e krizës shëndetësore por me këto masa që po vendosen,në të ardhmen do të përballemi me një tjetër krizë shumë serioze, atë sociale.”

 

Në valën e parë të pandemisë, Italia zbatoi izolimin më të rëndë në të gjithë kontinentin. Kryeministri Giuseppe Conte deri më tani është shprehur kundër rikthimit të kufizimeve në nivel kombëtar, ndërsa kompetencat vendimmarrëse mbi pandeminë tashmë e kanë kryetarët e rajoneve.

 

Advertisement

Ndërkohë, protesta ka patur edhe në Irlandë, vendi i parë në Europë që ka rikthyer izolimin kombëtar për 60 ditë.

 

 

Bizneset jo-thelbësore janë mbyllur, ndërsa shkollat vijojnë normalisht.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy