Sheqerinska falnëderon NATO-n për ndihmën prej 60 respitorëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska nëpërmjet një video-konferencë sot morri pjesë ditën e parë të punës së Këshillit Veriatlantik të NATO-s në nivel ministrash.

Sheqerinksa falënderoi NATO-n për ndihmën prej 1.4 milionë euro për 60 respiratorë dhe pajisje shtesë mjekësore. Sipas saj, kjo vërteton se solidariteti dhe gatishmëria që të ndihmohet çdo aleat është vlera më e madhe e aleancës.

“Sfidat kërkojnë përgjigje serioze dhe për këtë shkak janë të rëndësishme investimet në mbrojtje dhe ndarja e barrës financiare për sigurinë kolektive”, është theksuar në mbledhje dhe që është përshëndetur nga numri më i madh i vendeve anëtare të NATO-s.

Nga Ministria e Mbrojtjes theksojnë se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në përcaktimin për rritjen e vazhdueshme të buxhetit të mbrojtjes dhe përqindja të arrijë deri në 2 për qind e BPV-së deri në vitin 2025 si dhe ndarje prej 20% nga buxheti për modernizim të ushtrisë./Telegrafi/

Advertisement

The post Sheqerinska falnëderon NATO-n për ndihmën prej 60 respitorëve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy