Katër arsye pse cikli juaj është vonuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Katër arsye pse cikli juaj është vonuar

Shumica e femrave përballen me këtë problem, me shqetësimin e vazhdueshëm për shëndetin tonë kur cikli ynë vonohet.

Nëse kjo ju ndodhë kur nuk jeni aktive seksualisht, nuk do të thotë se nuk keni pse të shqetësoheni, sepse këto çrregullime mund të ndikojnë në fertilitetin tuaj në të ardhmen, shkruan “TeenVogue”, transmeton lajmi.net.

Ndër arsyet kryesore të këtij fenomeni janë:

Stresi

Advertisement

Stresi, ndryshimet në peshë, ushqimi që konsumoni, ushtrimet që bëni, të gjitha do të ndikojnë në ciklin tuaj. Çrregullimi nuk është afatgjatë dhe nëse ju e menaxhoni stresin.

Humbja e balancimit të gjëndrave tiroide

Aktiviteti i lartë ose i ulët i gjëndrave tiroide do të ndikojë tek cikli juaj. Analizat e gjakut do ju ndihmojnë të kuptoni se a keni humbur balancin dhe a keni nevojë për terapi, transmeton lajmi.net.

Advertisement

Sindroma e vezoreve policistike (PCOS)

Sindroma e vezoreve policistike (PCOS) është më e shpeshtë sesa që ju mund të mendoni, dhe mund të ju ndikoj në ciklin tuaj. Kjo sindromë mund të shkaktoj vonesa në perioda, infertilitet dhe rritje të pakontrolluar të qimeve në trup dhe fytyrë. Gjithashtu mund të shkaktoj edhe akne.

Kontraceptivët

Të gjithë kontraceptivët që lirojnë hormone do ju çrregullojnë nivelet tuaja hormonale duke bërë të njëjtën edhe me ciklin. Disa persona si shkak i kontraceptivëve kanë dhimbje shumë të mëdha gjatë ciklit. /Lajmi.net/

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy