Si në kuptimin politik ashtu edhe si simbol i shtetit, Goce Dellçev është me kombësi maqedonase, shkruan ish-deputeti dhe zëvendësministri i arsimit nga LSDM-ja, Petar Atanasov.
Ai thekson se Goce Dellçev nuk duhet të jetë subjekt i negociatave me Bullgarinë.
“Si në kuptimin politik ashtu edhe si një simbol shtetëror, Goce Dellçev është me kombësi maqedonas. Me çfarë mendje përpiqet të negociojë identitetin e tij etnik, i cili në shkencë dihet se ka elemente objektive dhe subjektive.
Kjo temë nuk duhet të jetë në rendin e ditës,” shkroi Atanasov në “Twitter”./Telegrafi/
Advertisement
The post Atanasov: Në kuptimin politik dhe si simbol shtetëror Goce Dellçev është maqedonas appeared first on Telegrafi.