Maqedoni, 487 pacientë janë shtruar në spitale për COVID-19, katër janë në respirator

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në 24 orët e kaluara, 7 pacientë u pranuan në Klinikën për Sëmundje Infektive. Gjithsej 92 pacientë u shtruan në spital. 61 pacientë janë me mbështetje të oksigjenit, asnjë pacient me ventilim mekanik.

6 fëmijë dhe 6 nëna pozitive për covid-19, 2 fëmijë dhe 3 nëna të dyshuara për virusin u shtruan në spitalin në Kozle.

Ka 2 pranime në spitalin “8 Shtatori”, ndërsa gjithsej 47 pacientë janë të shtruar në këtë spital. Gjithashtu 4 pacientë janë në respirator.

45 pacientë janë të shtruar në spitalin në Manastir, ndërsa 56 pacientë janë në spitalin e Shtipit. 230 pacientë të infektuar ose të dyshimtë për Covid-19 janë shtruar në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë, Strugë dhe Koçan./Telegrafi/

Advertisement

The post Maqedoni, 487 pacientë janë shtruar në spitale për COVID-19, katër janë në respirator appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy