Rreth 40 milionë të infektuar në botë, 1 milionë e 113 mijë të vdekur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rreth 40 milionë të infektuar në botë, 1 milionë e 113 mijë të vdekur

Numri i të infektuarve me koronavirus në shkallë globale ka shkuar në mbi 39 milionë e 965 mije vetë, nga te cilet 1 milionë e 113 mije kanë vdekur nga COVID-19, sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins

 

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kryesojnë si nga numri i infektimeve me 8.1 milionë të diagnostikuar me koronavirus, ashtu edhe nga viktimat me më shumë se 219 mijë të vdekur nga sëmundja.

 

Advertisement

India po u afrohet me shpejtësi shifrave të Shteteve të Bashkuara, me mbi 7.5 milionë raste të identifikuara me koronavirus dhe mbi 114 mijë të vdekur. Autoritetet kanë filluar të përgatisin një listë me 300 milionë vetë, të cilët do të marrin dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, sapo të jetë e disponueshme, njofton media në Indi.

 

Ndërkaq, rishfaqja e vatrave të nxehta të infeksionit në Evropë ka detyruar autoritetet në një numër shtetesh të reagojnë me vendosmëri. Rrugët e Parisit ishin të zbrazura mbrëmë, megjithëse ishte e shtunë, pasi filloi zbatimi i ndalim-qarkullit nga ora 21 deri në 6 të mëngjesit. Të paktën shtatë qytete franceze kanë vënë në zbatim masa të ngjashme.

 

Advertisement

Belgjika fillon nesër zbatimin e masave të ndalim-qarkullimit nga mesnata deri në 5 të mëngjesit, ndërkohë që në vend po intensifikohen ritmet e përhapjes së virusit. Po ashtu, kafenetë, restorantet dhe baret do të jenë të mbyllura duke filluar nga e hëna./VOA

 

Ministrat e jashtëm të Austrisë dhe Belgjikës kanë rezultuar të prekur nga koronavirusi. Të dy morën pjesë në një takim të Bashkimit Evropian të hënën në Luksenburg, gjë që ka vënë në qendër të vëmendjes sjelljen e udhëheqësve dhe zbatimin prej tyre të masave që rekomandojnë për popullatën.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy