Shkelet sërish armëpushimi, Azerbajxhani sulmon me raketa e artileri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkelet sërish armëpushimi,  Azerbajxhani sulmon me raketa e artileri

Armenia dhe Azerbajxhani shkëmbyen akuza për shkelje të armëpushimit ne rajonin e Nagorno Karabaku. Akuzat e ndërsjella erdhën vetëm pak minuta pas hyrjes në fuqi të armëpushimit të ri mes dy vendeve këtë të diel.

 

Ministria e Mbrojtjes e Armenisë njoftoi se Azerbajxhani sulmoi me raketa dhe artileri në orët e para të mëngjesit. Por Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit akuzoi forcat armene për sulme me mortaja dhe artileri përgjatë të ashtuquajturës Linjë të Kontaktit që ndan këto dy vende.

 

Advertisement

Palët njoftuan në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës arritjen e një marrëveshjeje të re armëpushimi, por që u shkel. Një javë me parë armëpushimi u arrit me ndërmjetësimin e Moskës. Luftimet e fundit në rajonin e disk Nagorno Karabakut të cilat nisën më 27 shtator kanë lënë të vrarë të paktën 600 ushtarë dhe civilë.

 

Këto luftime po konsiderohen si më të ashprat që prej armëpushimit të vitit 1994, që i dha fund luftës ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit për statusin  e Nagorno Karabakut. Ky rajon ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por kontrollohet nga armenët etnikë dhe atje jetojnë më shumë se 150 mijë armenë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy