Donacion nga Sllovakia për Maqedoninë e Veriut në vlerë prej 200 mijë eurove

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Donacion në vlerë prej rreth 200 mijë eurove të përbërë nga 15 tenda të mëdha, gjeneratorë, pako higjienike, maska mbrojtëse FFB2 dhe FFB3, janë siguruar nga Sllovakia për Maqedoninë e Veriut përmes mekanizmit për mbrojtje civile të Bashkimit Evropian, si mbështetje në luftën kundër Covid-19.

“Ne punojmë sipas parimit të solidaritetit të Bashkimit Evropian. Maqedoninë e Veriut e konsiderojmë si një prej vendeve më mike me të cilën na lidhin shumë punë nga koha e Shën Cirilit dhe Metodit”, tha në pranim dorëzim ambasadori i Sllovakisë, Henrih Markush.

Ai theksoi se Sllovakia ka dashur të ndihmojë sa më shpejtë me ndihmë humanitare, por në pranverë kjo nuk ishte e mundur për shkak të arsyeve teknike.

Kjo është ndihma e dytë nga Sllovakia për vendin tonë nga fillimi i pandemisë, por kjo është ndihmë relativisht e vogël e cila është pritur mirë tek ne.

Advertisement

Euroambasadori David Geer theksoi se BE-ja e mbështet Maqedoninë e Veriut dhe vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë kësaj pandemie dhe se do të vazhdojë ta bëjë këtë, BE-ja, tha i ndihmon vendin në mënyra të ndryshme.

The post Donacion nga Sllovakia për Maqedoninë e Veriut në vlerë prej 200 mijë eurove appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy