Të moshuarit që takojnë miq pothuajse çdo ditë, kanë më pak gjasa të vuajnë nga kjo sëmundje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të moshuarit që takojnë miq pothuajse çdo ditë, kanë më pak gjasa të vuajnë nga kjo sëmundje

Një studim zbuloi se ekziston një mënyrë e thjeshtë për të shmangur marrjen e demencës kur jemi më të rritur.

Demenca është një sindromë në të cilën ka përkeqësim të kujtesës, të menduarit, sjelljes dhe aftësisë për të kryer aktivitete të përditshme, raporton “BrightSide”, transmeton lajmi.net.

Studimi 28-vjeçarë zbuloi se njerëzit në moshën 60 vjeç që kishin më shumë kontakte shoqërore me miqtë kanë 12% më pak mundesi të zhvillojnë demencë. Është zbuluar se janë më të rëndësishme  kontaktet shoqërore me miqtë, sesa me të afërmit.

Advertisement

Kjo tregon se në vend që thjesht të kalojnë kohë me familjet e tyre, të moshuarit kanë nevojë edhe me miqtë e tyre.

Për këtë hulumtim, janë përdorur të dhëna nga 10,228 persona. Ata u pyetën 6 herë se sa shpesh takoheshin me miqtë dhe të afërmit.

Për të marrë diagnozën e tyre të demencës, ata u testuan 5 herë dhe të dhënat e shëndetit të tyre u ekzaminuan deri në vitin 2017.

Advertisement

Një tjetër gjë interesante për t’u theksuar është se si efekti ishte më i madh tek  60-vjeçarët krahasuar me 50-vjeçarët dhe 70-vjeçarët./Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy