Maqedoni: Edhe 13 shkolla morën leje për mësim me prani fizike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në seancën e mbrëmshme, Qeveria miratoi Raportin për punën e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave të paraqitura nga themeluesi i shkollës për organizimin e mësimit me prani fizike, të dorëzuara në periudhën prej 5 deri më 6 tetor 2020, kumtoi shërbimi për informim i qeverisë.

Sipas raportit, Komisioni shqyrtoi gjithsej 39 kërkesa nga shkollat ​​fillore dhe ka dhënë pëlqimin për të filluar mësimin me prani fizike të 13 shkollave fillore, ndërsa kërkesat e 25 shkollave fillore nuk u pranuan.

Komisioni i dha pëlqimin e pjesshëm një shkolle fillore për mësimdhënie me prani fizike për mësim praktik, duke marrë parasysh që është shkollë e muzikës.

The post Maqedoni: Edhe 13 shkolla morën leje për mësim me prani fizike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy