Si mund të shpëtoni nga rrathët e zinj poshtë syve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si mund të shpëtoni nga rrathët e zinj poshtë syve

Është një nga problemet kryesore, i cili na detyron të përdorim akoma më shumë grim. Rrathët e zinj, mund të krijohen për arsye të ndryshme. Orët e pakta të gjumit, lodhja e syve nga celularit/televizori/kompjuteri. Ato mund të jenë pasojë e moshës apo edhe gjenetike. Megjithatë, si çdo gjë tjetër, edhe për rrathët e zinj ka një zgjidhje.

1.Hidratohuni
Nuk duhet të lini kurrë pas dore, përdorimin e kremit hidratues. Ai zbut lëkurën dhe ul inflamacionin.

2.Kontrolloni përmbajtjen e produkteve.
Ndoshta fytyra juaj reagon keq ndaj kimikateve të ndryshme që mund të përmbajë një produkt. Duhet të keni shumë kujdes për të dalluar se çfarë ua irriton lëkurën. Në këtë mënyrë, do të dini se cilat produkte të shmangni.

3.Qëndroni larg ekraneve.
Këtu përfshihen ekrani i telefonit, kompjuteri dhe televizori. Praktikisht, ekrani i çdo pajisjeje teknologjike që mund të përdorni. Është e pamundur t’i shmangi, por të paktën të tregoheni të kujdesshëm. Të mos i përdorni këto pajisje pa kriter dhe të mos qëndroni me fytyrën shumë afër ekranit.

Advertisement

4.Bëni gjumë mjaftueshëm.
Është një nga gjërat më të rëndësishme. Jo vetëm për rrathët e syve, por për shëndetin tuaj në tërësi. Gjumi ndikon në nivelin e krtizolit, pra rrjedhimisht shkakton ndryshime në lëkurën tuaj.

5.Kujdesuni për ushqimin.
Mundohuni të hani gjëra sa më të shëndetshme. Kini parasysh, se gjërat e kripura shkaktojnë enjtje. Alkooli than lëkurën, ndërsa frutat dhe perimet i japin asaj shkëlqim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy